Transplanti, shqiptarët
ADN të njëtë me kosovarët

Transplanti, shqiptarët<br />ADN të njëtë me kosovarët
TIRANE- Nëse do t'i nënshtroheni një transplanti të veshkës, pyesni më parë për kombësinë e dhuruesit. Kjo pasi, sipas një studimi të realizuar nga specialistë të imunologjisë në QSUT, jo të gjithë popujt kanë përshtatshmëri gjenetike dhe si pasojë mund ta pranojë ose jo organin e dhuruar. Mjeku i njohur Genc Sulçebe, i
cili ka bërë edhe studimin, thotë se popullata e Shqipërisë është e njëjtë gjenetikisht me atë të Kosovës, por ka pak përputhshmëri me serbët dhe kroatët. "Ky studim vuri në dukje, me provatë adn-së, se popullata e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës janë gjenetikisht njëlloj.

Fakt tjetër interesant është se popallat shqiptare dhe kosovare janë shumë të ngjashme gjenetikisht me ata greke, dhe gjithashtu me popullatat bullgare dhe
maqedonase. Ndërkohë që popullatat e tjera ballkanike, siç janë popullatat kroate, serbe ose boshjake janë më të largëta nga pikëpamja gjenetike me popullatën
shqiptare", - ka deklaruar, mbi rezultatet e këtij studimi, mjeku Sulçebe. Studimi është prezantuar dje,në simpoziumin shkencor të imunologjisë, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. "Studimi që paraqitet në fushën e gjenetikës së popullatave përbën një kontribut origjinal për të kuptuar substratin gjenetik të origjinës së popullit shqiptar dhe të marrëdhënieve të tij me popullatat e tjera ballkanike dhe europiane", - ka thënë ministri Vasili.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi