Zemra e parë robotike, transplantimi brenda dekadës

Zemra e parë robotike, transplantimi  brenda dekadës

Foto ilustruese

Brenda dekadës do të jetë i mundur krijimi i një zemre robotike, nga qeliza burimore dhe bioteknika.

Për zemrën kibernetike do të shpenzohen 30 milionë nga fondet e mbledhura nga Fondacioni Britanik i Zemrës (BHF).

Një ekip shkencëtarësh holandezë po punojnë me shpresën se kjo do të zgjidhë krizën e mungesës së organeve.

Sipas "The Telegraph", studiuesja kryesore profesoreshë Jolanda Kluin, nga Qendra Mjekësore Universitare e Amsterdamit (UMC), tha që ajo ishte frymëzuar pasi pa një robot me muskulin e zemrës.

"Ekziston nevoja për një zgjidhje radikale të re. Ne jemi dekada larg nga ndërtimi i një zemre të gjallë nga qelizat e një pacienti nëse do të mundemi ndonjëherë, por rreth tre vjet më parë pashë një foto në një gazetë holandeze, një fotografi të një ylli të butë robotik dhe mund të lëvizte dhe të notonte si një yll deti i gjallë.

Papritmas pashë potencialin për bashkimin e përfitimeve të biologjisë me fuqinë e robotikës së butë, për një zemër hibride, zgjidhja e parë ndonjëherë për t'i dhënë fund dështimit të zemrës", tha Kluin.

Muskujt e butë kardiakë artificialë robotikë imitojnë saktësisht zemrën e njeriut, kështu që zemra hibride rreh me të vërtetë si një zemër e vërtetë.

Dhe është rreshtuar nga vetë qelizat e pacientit për të parandaluar mpiksjen, infeksionin dhe reagimin.

"Zemra e pompimit do të mundësohej nga një xhaketë që do të lidhej me një mbështjellje nën lëkurë, duke transferuar energjinë  si një karikues i telefonit celular”, tha ajo.

Ka rreth 7 milionë njerëz që jetojnë me sëmundje të zemrës dhe të qarkullimit të gjakut në Mbretërinë e Bashkuar dhe 152 mijë që vdesin çdo vit.

Për shumë njerëz një transplant i zemrës është e vetmja mundësi, por donatorët janë të kufizuar.

Në vitin  2018 dhe 2019 ishin kryer vetëm 178 transplantime të zemrës në Britani, por 286 kishin mbetur në listën e pritjes dhe rreth 20 pacientë vdesin ndërsa prisnin një zemër çdo vit.

Edhe kur një zemër dhuruese është e disponueshme, trupi mund të refuzojë organin dhe pacientët duhet të vendosen në ilaçe  të forta për të zbutur sistemin e tyre imunitar i cili i vë ata në rrezik infeksionesh dhe komplikimesh.

"Me të vërtetë ishte e rëndë kur pashë babanë tim, ju e dini se po vdes nga dështimi i zemrës, pas një jete me punë të lodhshme. Ishte e vështirë ta shikoja atë kur e dija që nuk mund të bëja asgjë”, shtoi Kulin.

Tre projekte të tjera që mund të sjellin përfitime të konsiderueshme për pacientët u përzgjodhën gjithashtu në listën e ngushtë për fondin shumë milionësh për krijimin e zemrës robotike.

Ato përfshijnë hulumtime që shikojnë se si të hiqni ose modifikoni gjenet e njerëzve që vuajnë nga sëmundje të trashëguara të zemrës.

Profesori Hugh Ëatkins nga Universiteti i Oksfordit dhe Dr Christine Seidman nga Shkolla Mjekësore në Harvard, thanë se rregullimi i problemeve gjenetike mund të ndihmojë rreth 176 mijë në Britani të shmangin problemet e zemrës që kërcënojnë jetën.

Prof Watkins dhe ekipi i tij ishin të parët që zbuluan bazën gjenetike të shumë gjendjeve të zemrës para 20 viteve,  por deri më tani ky informacion nuk është përdorur për të bërë një ndryshim.

Projektet e tjera përfshijnë krijimin e një vaksine për sulme e goditje në zemër dhe zhvillimin e teknologjisë për të monitoruar gjendjet e zemrës në kohë reale.

Profesori Sir Nilesh Samani, Drejtor Mjekësor në “Fondacionin Britanik të Zemrës”tha:"Ne po bëjmë hapa të vegjël përpara çdo vit, por ajo që është e nevojshme është një hap gjigant, i cili nuk do të arrihet me një qasje të zakonshme biznesi”.

Kulin bashkë me ekipin e mjekëve

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Personalitetet më të mëdha të muzikës tekno elektrizojnë sot Tiranën, Veliaj: Nëse nuk ikim dot nëpër festivalet botërore, i sjellim ato këtu

Personalitetet më të mëdha të muzikës tekno elektrizojnë sot Tiranën, Veliaj: Nëse nuk ikim dot nëpër festivalet botërore, i sjellim ato këtu