Transporti, Basha: Çmime të ulta
për pensionistët e studentët

Transporti, Basha: Çmime të ulta <br />për pensionistët e studentët
TIRANË - Shoqëritë e transportit urban duhet të kenë kujdes me oraret, sjelljen ndaj qyetarëve, të plotësojnë kushtet e udhëtimit dhe në anën tjetër të zbatojnë vendimet për reduktimin e çmimit të biletave për të moshuarit dhe studentët.
Në takimin me përfaqësues të këtyre shoqërive, kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka kërkuar mes të tjerash reduktimin e tarifave të transportit për kategori të caktuara si pensionistët dhe studentët.
Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, ka theksuar se një nga prioritetet e qeverisjes së tij është edhe përmirësimi i shërbimit në transportin publik, duke përmendur ndërtimin e tramvajit dhe të korsive të veçanta për autobusët.

REDUKTIM I TARIFAVE
Një nga synimet kryesore të Bashkisë së Tiranës, sipas Bashës, është ofrimi i një shërbimi sa më të mirë, por edhe sa më të pranueshëm për xhepat e kategorive të veçanta të qytetarëve, në veçanti për pensionistët mbi 65 vjeç dhe studentët.
“Në këtë kuadër, mendoj se ka hapësira të mjaftueshme, që jo ta diskutojmë si objektiv të veçantë, por në kuadrin e planit të përgjithshëm të masave që do të marrim, për t’u ardhur në ndihmë edhe juve, ne të shikojmë se si mund të realizojmë objektivin e Bashkisë së Tiranës, për transport me tarifë të reduktuar, deri në tarifë “zero”, për studentët dhe pensionistët mbi 65 vjeç” - tha Basha

LINJË E VEÇANTË PËR STUDENTËT
Pavarësisht kompetencave që ka me ligj, Bashkia e Tiranës, Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha theksoi se Bashkia nuk do të qëndrojë indiferente, për çështje të cilat do të kenë një impakt në qytet dhe jetën e qytetarëve.
“Për ne është e rëndësishme, të përparojmë me një shërbim më cilësor, që do të thotë autobusë të rinj, me të gjithë parametrat funksionalë, me mundësitë që duhen si gjatë dimrit dhe gjatë verës, me frekuencën e duhur dhe të monitoruar siç duhet të lëvizjes, pra pa vonesa dhe të shtrirë në të gjithë qytetin e Tiranës” - tha Basha.
Për këtë arsye, sipas zotit Basha është vendosur edhe funksionimi i një linjë të re, e cila i shërben kryesisht zonës së Qytetit “Studenti”. Zoti Basha bëri të ditur se Bashkia është e hapur, për të diskutuar me Shoqatën e Transportit Publik, edhe për miratimin e linjave të tjera, në dobi të transportit të qytetarëve, anembanë qytetit të Tiranës.

Gjithashtu, kryebashkiaku Basha i ftoi këto shoqëri të behën pjesë e diksutimeve për projektet të tjera, si ajo e Tramit që Bashkia e Tiranës parashikon në vijim.
Sipas Bashës diskutimi në nivel përfaqësues me këto shoqëri lidhet me përmirësimin e kushteve të urbanëve që qytetarët të zgjidhin transportin publikj në vend të makinave të tyre private.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete