Transporti Ndërqytetas, shoqatat pro
projektligjit: Problem çmimi i biletës

Transporti Ndërqytetas, shoqatat pro<br />projektligjit: Problem çmimi i biletës
Projektligji i transportit ndërqytetas i hartuar nga Ministria e Transporteve ka gjetur edhe mbështetjen e shoqatave. Nexhdet Dalipi nënkryetar i Shoqatës Kombëtare të Transportit shprehet në një intervistë për Report tv se projektligji është hartuar në bashkëpunim me shoqatat dhe ministrinë e se do t’u shërbejë pozitivisht kur të nisë zbatimin. Dublimi i linjave sipas Dalipit është një problem shqetësues.
 
“Duhet të ndryshojnë disa gjëra, në rradhë të parë linjat, përgjysmimi i linjave duhet të jetë çështje emergjente. Mbivendosja e linjave ka shkuar në atë fazë që një pjesë mjetesh për linja fshatrash, linja komunash,” tha Dalipi.

Mungesa e terminaleve ka bërë që të lulëzojnë edhe informalët në transportin ndërqytetas, e megjithatë sipas Dalipit, të paktën në Tiranë aksioni i policisë bashkiake i ka dhënë rezultatet e para.
 
“Ndërtimi i terminalit mund të them që ai mund të jetë zhvillimi i transportit. Ne shohim një lëvizje të vogël që bëri Bashkia e Tiranës, një miniterminal për linjat e jugut edhe në këtë moment gjej dhe rastin të falenderoj dhe kryetarin e Bashkisë dhe Policinë Bashkiake që po bën një punë të jashtëzakonshme e cila na ka mbështetur në këto momente dhe është e vetmja polici që po punon për t’i ardhur në ndihmë transportuesëve shqiptarë. Në përgjithësi Policia Bashkiake po lufton konkurencën e pandershme.” u shpreh ai. 

Ndërkohë rinovimi i flotave për Dalipin nuk do të jetë problem kjo pasi edhe koha e lënë në dispozicion është në favor të operatorëve. Ndërsa përsa i përket çmimit të biletës ajo nuk ka ndryshuar prej disa vitesh.
 
“Një pjesë e madhe kemi filluar ta rinovojmë flotën dhe natyrisht kosto është e lartë. Të fillohet me 20% ne jemi dakort por të jetë graduale se çmimi i biletës ka mbi 8-vjet që nuk lëvizet. Në fakt duhet të rishikohet çmimi i biletës, ne jemi për t’u rishikuar çmimi i biletës sepse mjetet e reja vijnë me kosto,” sqaroi Dalipi.
 
Projektligji i transportit ndërqytetas u prezantua nga ministri Edmond Haxhinasto në komisionet parlamentare dhe pritet të kalojë së shpejti në Kuvend.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'