TIRANE- Sindikatat e Transportit Publik do të marrin nesër një vendim në rast se ky shërbim do të funksionojë apo jo për kryeqytetin për ditët në vijim. Përveç sindikatës edhe Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas shprehet se në rast se nuk do të ketë një vendim nga Qeveria apo ministritë e tjera do të nisnin protestat duke paralizuar transportin publik për orë apo ditë të tëra. “Aktualisht pritet që të merret një vendim nga qeveria dhe ministritë konkretisht ajo e Transporteve, Ekonomisë dhe Mirëqenies Sociale. Por, ende nuk ka një gjë konkrete, ajo që mund të them është se në datën 29 janar sindikata do të ketë një konferencë për të bërë publike protestat e saj” pohon Ervin Shijaku përfaqësues i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas.
Ndërkohë, ky i fundit sqaron edhe kërkesat e shoqatës dhe të operatorëve të transportit publik në mënyrë që të ketë sistem urban për qytetarët. Sipas Shijakut dy propozimet e shoqatës mbeten çmimi i biletës 70 lekë pa subvencionim, ose 50 lekë dhe subvencionim nga qeveria. “Që të kemi një sistem urban, duhet të kemi një çmim bilete 70 lekë, pastaj a do të jetë çmim i arkëtushëm nga çmimi i biletës, apo do të kemi një bashkëpunim me qeverinë qendrore për një çmim më të lartë dhe subvencionim nga ana e tyre. Bashkia e Tiranës insiston në mosarritjen e çmimit të biletës dhe mënyrën e kompensimit. Nga ana tjetër qeveria insiston në mospasjen mundësi të kompensimit. Propozimi është, bileta mujore 2400 lekë, bileta e linjës 1800 lekë dhe bileta e studentit 1200 lekë.”- deklaron Shijaku.
Të ndodhur përballë kushteve të falimentimit, Shijaku shton se linjat urbane kanë ende paga të punonjësve të papaguara, pasi në këto kushte që ndodhen nuk kane aftësi paguese. Ndërsa presioni shtohet nga sindikatat, të cilat së bashku me punonjësit e linjave urbane nesër do të vendosin atë çka do të ndodhë me transportin publik në kryeqytet. “Sistemi është aktualisht në kolaps. Të mos duket çudi që një ditë të mos kemi sistem urban në rrugë” u shpreh Shijaku. E ndërsa drejtuesit e shoqatës tregojnë gjendjen në të cilën ndodhet sot transporti publik në kryeqytet dhe kërkesat e tyre, përfaqësues të operatorëve privatë pohojnë se janë në negociata me qeverinë për të arritur në një përfundim, ku sipas tyre pritet që të ketë rritje të çmimit të biletës.
“Aktualisht ne jemi me negociata si me Bashkinë e Tiranës ashtu edhe me Qeverinë, pasi na kërkohet të plotësojmë një sërë standardesh. Së pari kërkohet që të ketë një shërbim të transportit më të mirë publik, instalimin e kamerave, shpejtësi dhe frekuencë të autobusëve, pastërti, etikë komunikimi etj. Në rast të plotësimit të këtyre kërkesave do të ketë edhe rritje të çmimit të biletës” ka pohuar Ferdinand Ibrahimi, përfaqësues i një prej operatorëve të transportit publik. Ndërkohë burime zyrtare nga Ministria e Transporteve bëjnë me dije se ende nuk është marrë një vendim për rritjen ose jo të çmimit të biletës së transportit publik në kryeqytet.
Bashkia, kundër rritjes së çmimit
Bashkia e Tiranës është shprehur kundër rritjes së çmimit të biletës sa i përket transportit publik. Në një letër të dërguar Ministrisë së Transporteve thuhet se kjo e fundit së bashku me ministritë e tjera duhet të gjejë mënyrat e subvencionimit të operatorëve në mënyrë që të mos ketë ndryshim në çmimin e aboneve por edhe të biletave. Në propozimet e bashkisë parashikohet ulja e TVSH-së për shërbimin e transportit publik, heqja e akcizës së naftës për transportin urban qytetas si dhe subvencionim social për kategoritë që sipas ligjit përfitojnë transport publik falas.
Shkrimi u publikua sot (28.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com