Transporti urban, çmimi
i biletës propozohet 70 lekë

TIRANE- Shoqata e transportit urban në qytetin e Tiranës ka propozuar që çmimi i biletës së autobusit të rritet me 2.5 herë të çmimit aktual. Nga 30 lekë të bëhet 70 lekë. Ajo do të jetë një përdorimshme, njësoj si biletat aktuale. 

Ferdinand Ibrahimi, president i shoqatës së urbanëve dhe pronari i një prej linjave më të rëndësishme të Tiranës, asaj të Unazës, shpjegon sot për gazetën “Shqiptarja.com” edhe arsyet që i detyron t'i kërkojnë bashkisë së Tiranës rritjen e çmimit të biletës deri në 70 lekë të reja.

Ai shpjegon se Investimet në transportin urban kanë kushtuar miliona euro dhe për këto kanë marrë kredi. Shto këtu dhe faktin se që nga 2009, çmimi i karburantit nga 102 lekë të reja sot është rreth 190 lekë të reja.

I pyetur nëse është I përballueshëm për qytetarët ky çmim Ibrahimi përgjigjet:“Mua më duket një çmim i arsyeshëm dhe nuk kemi fare frikë për këtë gjë. Nëse shqiptarët e pinë një kafe me 80-100 lekë, pse e paskan kaq të vështirë të paguajnë një biletë urbani 70 lekë.”
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti