Një 37-vjeçar, Fatjon Mesi është arrestuar ditën e sotme në Gjiokastër, i cili ishte shpallur në kërkim për dhënien ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt parave.
37-vjeçarit me vendimin e datës 20.10.2022, i është caktuar masa e sigurisë "Arrest në burg" nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
Gjatë operacionit policor "Road Guard 17" të zhvilluar në datën 01.05.2022, u arrestuan 2 persona, të cilët u kapën në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, duke transportuar me automjetin tip furgon, 11 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA. Nga hetimet ka rezultuar se 37-vjeçari ka qenë organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.