Transportoi mallra kontrabandë nga Greqia drejt Shqipërisë, arrestohet 37-vjeçari nga Fieri

Transportoi mallra kontrabandë nga Greqia drejt Shqipërisë, arrestohet 37-vjeçari nga Fieri

Mallrat e kontrabanduara, të sekuestruara

GJIROKASTËR- Një sasi mallrash kontrabandë janë zbuluar në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës dhe si rezultat ka rënë në pranga një 37-vejçar me iniciale E.G nga Fieri.

37-vjeçari i arrestuar po i transportonte mallrat e kontrabanduara, nga Greqia për në Shqipërisë në autobusin që drejtonte të linjës Athinë-Tiranë.

Nga kontrolli i ushtruar në bagazhin e autobusit u gjetën mallra të ndryshme ushqimore dhe industriale (37 goma makinash, 200 litra vaj makinash, 5 thasë me konfeksione, 20 pako cigare, 2 kuti me medikamente mjekësore, etj), të cilat ishin të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës.

Materialet në ngarkim të 37-vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera", "Kontrabanda me mallra për të cilët paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës" dhe "Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara".

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin