KORÇË- Arrestohen 4 persona të cilët po tentonin që të transportonin emigrantë të paligjshëm në këmbim të një shume parash.
Policia ka vënë në pranga 23 vjeçarin Kristi Ndoja, dhe 20 vjeçarin Xhoniel Qelemeni, banues në Korçë, të cilët janë kapur në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip "Benz", dy emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Gjatë ndjekjes, këta shtetas nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por u kapën dhe prangosën.
Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çërravë, u kap 46 vjeçari me iniciale Melsi Kapedani, duke transportuar me mjetin e tij tip "Mazda", tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Gjithashtu u bë ndalimi i të shpallurit në kërkim, Andrea Thanasi, 49 vjeç, banues në Durrës, i cili më datë 10.09.2020, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe ka braktisur mjetin tip "Ford Transit" në afërsi të fshatit Hudënisht, Pogradec, me të cilin po transportonte kundrejt fitimit gjashtë emigrantë të paligjshëm.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
7.9%
-
Pak
81.6%
-
Nuk e di
10.6%
Vota total: 521
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ortaku i dhëndrit të Berishës betonizon Drilonin e Tushemishtin! Këshilltari bashkiak i Pogradecit: Stop kullave 12-katëshe të ‘Kontakt’, UNESCO ka ndaluar ndërtimet
25 Mars, 16:20
-
Gazetari Ilir Konomi: Mbyllja e Zërit të Amerikës, e trishtueshme por Trump ka mandat për të bërë reforma
25 Mars, 16:08
-
Bektashinjtë festojnë sot nisjen e pranverës, baba Mondi uron nga teqeja e Turanit në Korçë: Zoti na dhëntë dashuri e jo luftë
25 Mars, 16:07
-
Mesha e parë e Kryepeshkopit Joan për besimtarët që u shërbeu 27 vite: Ne sot jetojmë në një errësirë shpirtërore, na duhet besim (VIDEO)
23 Mars, 11:22
-
Mesha e parë e Joani Pelushit si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse! E mban në Korçë, aty ku besimtarëve i shërbeu për 27 vite
23 Mars, 10:09
-
Ortaku i dhëndrit të Berishës dhe financuesi i Syri TV betonizon parkun natyror të Drilonit dhe Tushemishtin! PD hesht!
22 Mars, 18:36
-
Diaspora/ Balla takohet me kryebashkiakun e Brent në Londër: Krenar për shqiptarët që punojnë në strukturat e kësaj bashkie
22 Mars, 16:19
-
Operacioni kundër lojërave të fatit në Korçë/ Policia jep detaje: 10 të arrestuar, 3 prej tyre pronarë lokalesh! Ja çfarë u sekuestrua (EMRAT)
22 Mars, 10:53
-
Rama në podcastin ‘Flasim’, thirrje emigrantëve të kthehen në atdhe: Ejani! Ka një gjë këtu që s’e gjeni në asnjë vend tjetër (VIDEO)
22 Mars, 09:02
-
Korçë/ Policia aksion kundër lojërave të fatit, kontrolle të shumta në lokalet e qytetit, dhjetëra të shoqëruar
21 Mars, 21:59
-
Korçë/ Romët në protestë për lirimin e Dritsonit, bashkëjetoi me të miturën, i riu rrezikon 25 vite burg! Shtyhet seanca paraprake
20 Mars, 12:02
-
Korçë/ Zjarri rrafshon stallën dhe shkrumbon të gjallë 35 derra! Fermeri: Mund të jetë edhe i qëllimshëm, dëmi rreth 90 mijë euro! Investova gjithçka, pres ndihmë nga Bashkia (VIDEO)
20 Mars, 10:15