Transportonin mallra kontrabandë me autobusin Prishtinë-Tiranë, 6 të arrestuar, nën hetim penal 2 doganierë të Morinës (EMRAT)

Gashtë persona u arrestuan dhe dy punonjës të doganës në Kukës po hetohen në gjendje të lirë pasi lejuan futjen e mallrave kontrabandë nga Kosova në Shqipëri. Në pranga përfunduan Edison Cani, Altin Metani, Dorjan Zguro, Zaljon Braho, Erand Lami dhe Shkëlqim Memeti.

Mallrat ishin futur përmes një autobusi që bënte linjën Prishtinë-Tiranë, dhe mes tyre kishte veshje, medikamente edhe naftë.

Policia konstatoi autobusin me mallra kontrabandë në një parking në rrugën “Jordan Misja”. Gjatë kontrollit policia zbuloi se mallrat nuk kishin pullë fislkale, ndërsa tashmë po hetohet për të mësuar mbi personat që i kanë porositur.

‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Free road".

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- Edison Cani, 40 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një linje transporti;

- Altin Metani, 52 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

- Dorjan Zguro, 31 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

- Shkëlqim Mehmeti, 42 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

- Zaljon Braho, 32 vjeç, banues në Tiranë, faturino në një linjë transporti;

- Erald Lami, 22 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i një poste private.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit Xh. Sh. dhe S. M., punonjës të pikës doganore Morinë, Kukës, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi S. B., administrator i një subjekti privat.

Në rrugën "Jordan Misja", në një parking, shërbimet e Policisë kanë konstatuar autobusin e linjës Prishtinë-Tiranë dhe shtetasit A. M., D. Z. dhe Sh. M., të cilët do të merrnin mallrat, të dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri, nga dogana e Morinës.

Gjatë kontrollit të autobusit, në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra të tjera, pa pullë fiskale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave që i kanë porositur.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mallra të ndryshme të dyshuara të futura kontrabandë (veshje, medikamente mjekësore), autobusi dhe tre automjete.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.’- njofton policia.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sokol: 18/06/2022 14:26

    Urime Policis por jo vetem per ata qe spaguajne, po furgonat qe kalojne Mallra Firmato si rripa, canta, syze edhe atlete te Ervin Lloshit qe e ka mbushur tane kosoven duket i derguar me furgonat qe te tane i dine me emra. Jo vetem Ervin Lloshi qe asht kontravandisti me i modh qe ka ne Tirane por jane shume e shume te tjere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin