Droga në gomone është bllokuar pas një operacioni të përbashkët të Policisë Kufitare Shqiptare dhe Guardia di Finanza.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm Salla Operative e grupit Aereo Naval të Taranto ka komunikuar që ka marrë njoftim nga Patrulla e Përbashkët GdF dhe Delta, që një mjet po lëviz drejt brigjeve italiane.
Helikopteri i GdF në orën 06:10, ka diktuar një gomone rreth 5 metra me dy persona në bord në një distancë 28 kilometër nga grykderdhja e lumit Vjosa dhe ka konstatuar disa pako në të.
Rreth orës 11:00 të paradites gomonia e cila po ndiqej u bllokua dhe u ndalua nga pjesëmarrësit në këtë operacion, në një distancë 32 kilometër nga grykëderdhja e lumit Vjosa.
Në gomonen e sekuestruar u gjetën 12 pako të përmasave të ndryshme dhe më pas u shoqërua drejt portit të Brindisi-t.
Gjatë këtij aksioni u kontrollua edhe një motopeshkarexhë, cila lundronte disa milje në distancë nga objektivi, ku rezultoi që në bordin e saj nuk u gjendën materiale të dyshimta.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com