Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Skraparit pasi janë kapur duke transportuar gurë dekorativ që ishin nxjerrë në mënyrë të paligjshme në malin e Tomorrit. Dy të arrestuarit janë S.Q 60-vjeç dhe A.M 36-vjeç.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që policia e shtetit ndalon firma apo individë që edhe pse në kundërshtim me ligjin, vijojnë punën në nxjerrjen e gurëve dekorativnë këtë zonë.
Mbi dy të arrestuarit rëndon akuza për veprën penale "Shkatërrimi i pronës" në territorin e Parkut Kombëtar të Tomorrit .
Njoftimi i policise
Në vijim të punës për parandalimin e aktivitetit të paligjshëm të prodhimit të gurit pllakator, dekorativ në territorin e Parkut Kombëtar të Tomorrit, Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasit:

S.Q, 60 vjeç, banues në Tiranë.
A.M, 36 vjeç, banues në Poliçan.
Këta shtetas u kapën nga shërbimet e policisë duke transportuar pllaka guri dekorativ, të nxjerra në mënyrë të paligjëshme në malin e Tomorrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ‘’Shkatërrimi pronës’’, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.
/G.M./Shqiptarja.comKomente

