BRITANI - Dy polakë, Krzysztof Szabelski 44 vjeç dhe Waldemar Kuchcinski 41 vjeç, u dënuan me 16 muaj burg për kontrabandë të emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe.

Ata tentuan të kalonin në mënyrë të fshehtë 4 udhëtarë shqiptarë, të cilët u gjetën në kamionin që ata drejtonin. Dy polakët e arrestuar kishin marrë një shumë prej 2000 euro për të fshehur shtetasit shqiptarë në kamion.

Të arrestuarit punonin për një kompani transporti dhe u ndaluan në terminalin e trageteve në North Shields nga punonjësit e emigracionit.

shqiptare kontrabande
(Foto: Shqiptarët që u gjetën të fshehur në kamion)

Nga kontrolli, në kamionin e tyre u gjetën 4 shqiptarët të fshehur në krevatin që pushon shoferi. Shtetasit shqiptarë ishin të moshës 24, 22, 18 dhe 15 vjeç.

Gjykatësi tha se shoferi dhe pasagjeri u mashtruan nga shuma e parave që shqiptarët i ofruan për t'i transportuar fshehurazi. Po sipas tij, kontrabandimi i emigrantëve të paligjshëm konsiderohet si një vepër penale vërtetë serioze.

Krzysztof Szabelski dhe Waldemar Kuchcinski
(Foto: Polakët e arrestuar Krzysztof Szabelski dhe Waldemar Kuchcinski)


(v.gj/shqiptarja.com)