Një 35-vjeçar i identifikuar si Besmir Pjetri është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi po tentonte të kalonte 8 emigrantë të paligjshëm drejt shteteve të BE dhe përplasi 8 makina teksa tentoi t’i ikë policisë.
35 vjeçari, banues në Mamurras, në aksin rrugor “Plepa - Durrës”, pasi i është bërë shenjë ndalimi makinës me të cilën udhëtonte, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.
Menjëherë, shërbimet kanë organizuar punën dhe kanë arrestuar Besmir Pjetrin, në makinën e të cilit, u panë 8 emigrantë nga vendet e Lindjes, të cilët po transportoheshin, kundrejt parave, me qëllim kalimin ilegal, drejt vendeve të BE-së.
Gjatë përpjekjes për t’iu shmangur shërbimeve të Policisë, makina përplasi me 4 automjete të tjera, me pasojë, vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit".
8 persona e 8 makina apo 8 persona e 4 makina or teeeejjjjj
Përgjigju