TEPELENË- Enea Prendi është vënë në prangat e policisë pasi transportonte emigrantë të paligjshëm. Pasi u kap nga policia në hyrje të Tepelenës, 52-vjeçari tentoi të korruptonte punonjësit e policisë duke i ofruar 100 euro.
Në hyrje të qytetit të Tepelenës, pas ndalimit të automjetit që shërbente për transportimin e emigrantëve të paligjshëm, drejtuesi i automjetit, Enea Prendi ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit të Policisë për të kontrolluar automjetin.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin tij i cili gjatë shoqërimit për në komisariat, ka tentuar të korruptonte punonjësit e Policisë, duke iu ofruar 100 euro.
Nga veprimet hetimore rezultoi se Prendi komunikonte nëpërmjet aparatit celular dy dy personave të cilët u shpallën në kërkim, si bashkëpunëtorë në veprimtarinë kriminale të transportimit të emigrantëve të paligjshëm nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.
Vijon puna intensive për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të këtyre shtetasve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit", kryer në bashkëpunim, "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Korrupsion aktiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike" .
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4461
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krishtlindja/ Urime për paqe dhe dashuri nga Gjirokastra
25 Dhjetor, 12:00
-
Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet, shkak rënia e inerteve nga lartësitë
23 Dhjetor, 17:38
-
'Mali' i borxheve fut në kolaps ujësjellësin e Tepelenës, drejtori: Prej vitesh nuk paguajnë familjet e varfra! Debitore dhe Bashkia e Tepelenës
23 Dhjetor, 10:34
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal
23 Dhjetor, 08:40
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor, 18:05
-
Tepelenë/ Borxhet ndaj Ujësjellësit kapin shifrën e 120 mijë eurove! Familjet e varfëra dhe Bashkia nuk paguajnë ujin
22 Dhjetor, 16:59
-
Gjirokastër/ Banesa përfshihet nga zjarri, shkak një defekt në bombulën e gazit! Shpëtojnë mrekullisht familjarët
21 Dhjetor, 15:40
-
Gjirokastër/ Makina del nga rruga te 'Ura e Kardhiqit', vdes drejtuesi 62-vjeçar
20 Dhjetor, 08:02
-
AMP arreston 2 policë! Njëri u denoncua nga ish-bashkëshortja, theu urdhrin e mbrojtjes dhe i vodhi valixhen me 5 milion lekë
19 Dhjetor, 10:58
-
‘Aperitivo italiano’, jazz & soul në Gjirokastër! Koncert me këngët më të bukura të muzikës italiane
16 Dhjetor, 14:52
-
Media spanjolle 'ABC': Shqipëria fiton popullaritet në mesin e turistëve ndërkombëtarë
15 Dhjetor, 08:14