Transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Malit të Zi, policia arreston 51-vjeçarin në Shkodër

Transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Malit të Zi, policia arreston 51-vjeçarin në Shkodër

Foto ilustruese

Një 51-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shkodër për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalimit të paligjshëm të kufirit”. 

Policia njofton se shtetasi me iniciale E.A është kapur në aksin rrugor Shkodër - Hani i Hotit, në vendin e quajtur “Rotondo e Koplikut”, duke transportuar në drejtim të kufirit me Malin e Zi, me mjetin tip “Volksëagen”, 6 shtetas nga vendet e treta, që kishin si destinacion final vendet e BE-së.

Po ashtu është ndaluar nga policia edhe një person tjetër, i shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, është kapur dhe ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim K. P. 49 vjeç, banues në Laç. 

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin e datës 25.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?