Transportonte kanabis në Janinë, arrestohet shqiptari

Transportonte kanabis në Janinë, arrestohet shqiptari

Lëndë kanabis sativa

Një sasi prej 112 kg kanabis është sekuestruar nga anti-droga e Janinës në vendin e quajtur ‘Metamorfosi’, aksi që lidh Janinën me Kozanin. Sipas policisë automjeti me targa greke drejtohej nga një 36-vjecar shtetas shqiptar emri i të cilit nuk bëhet publik.

36-vjeçari ishte transportuesi i lëndës narkotike e cila do t’i dorëzohej një shtetasi tjetër shqiptar i cili është shpallur në kërkim. Si provë materiale u sekuestruan automjeti i përdorur për transportin e drogës, dy aparate celularë si dhe 300 euro. Shqiptari 36-vjeçar është dërguar në gjykatë e cila ka vendosur masën arrest me burg deri në përfundimin e hetimeve.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti