5 persona janë arrestuar nga policia italiane këtë mëngjes. Ata kishin krijuar një grup, i cili trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Bëhet fjalë për 4 shqiptarë dhe 1 italian të arrestuar në Firenze, Siena, Brindisi dhe Vlorë.
Sipas mediave italiane, këta persona mësohet të jenë përgjegjës për trafikun e 437 kilogramëve marijuane, të sekuestruar nga policia.
Grupi kriminal importonte, transportonte dhe shpërndante sasi të mëdha droge nga brigjet e Shqipërisë në ato të Pulias. Malli që nisej nga Shqipëria, me të mbërritur në brigjet pulieze, paketohej e bëhej gati për t'u shpërndarë në tregjet italiane, duke përfshirë Romën, Napolin, Milanon dhe Firencen.
Vlonjatë?
PërgjigjuLaLuc