Transportuan mbi 200 emigrantë nga Lindja e mesme, shkatërrohet grupi! 4 në pranga, 2 në kërkim! Merrnin nga 250-300 euro për person

Transportuan mbi 200 emigrantë nga Lindja e mesme, shkatërrohet grupi! 4 në pranga, 2 në kërkim! Merrnin nga 250-300 euro për person

Foto ilustruese

ELBASAN- Transportimi i qytetarëve të vendeve të Lindjes së Mesme drejt BE-së, është shndërruar në një biznes fitimprurës në vendin!

Ditën e sotme është goditur një grup i cili merrej me transportin e tyre, ku përgjatë 8 muajve me mjetet e tyre kanë transportuar rreth 200 persona, kundrejt fitimit 250-300 euro për person.

Në kuadër të Operacionit "Rrezja 1", në pranga ka rënë Xhulian Drymishi, Romeo Drymishi, Jorid Muceku, Eralbi Koliqi dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Artur Salianj dhe Sandri Krasta.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 6 automjete dhe 11 aparate celular.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin