TIRANE Tranvestiti tenton të vetëdigjet para parlamentit shqiptar. Ngjarja parandalohet në kohë pas një telefonate që mbërriti në sallën operative të policisë.
Fatjon Hoxha ose i njohur ndryshe si tranvestiti 'Anxhela' ka tentuar që të vetëdigjet me benzinë sot rreth orës 14:00 në sheshpushimin para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Mësohet se një telefonatë e mbërritur në sallën operative që dikush do të kryente vetëvrasje para parlamentit ka ngritur më këmbë policinë. Që në në fillim ata dyshuan se personi që do të kryente aktin fshihej pas telefonatës.
Me të mbërritur para Kuvendit, policët kanë pikasur tek shatërvani afër parlamentit, 'Anxhelën' që po lyente veten me benzinë dhe mbante një çakmak në dorë.
Dy efektivë të patrullës, i kanë marrë çakmakun dhe kanë shmangur djegien duke shoqëruar tranvestitin në rajon për të dhënë sqarime.
Sipas burimeve nga policia, bazuar në dëshminë e tij, Fatjon Hoxha ka deklaruar se kjo ishte hera e katërt që lyhet me benzinë, ndërsa qëllimi është për të tërhequr vëmendjen e shtetit ndaj transvestitëve.
(dy.b/d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com