Tranzicioni i pushtetit në SHBA: Putin dhe Kina kërkojnë përmirësim të marrëdhënieve 

Tranzicioni i pushtetit në SHBA: Putin dhe Kina kërkojnë përmirësim të marrëdhënieve 

Është deklaruar presidenti i zgjedhur i SHBA dhe shumica e liderëve botërorë perëndimorë e kanë uruar atë megjithatë, një pjesë e tyre kanë preferuar të presin edhe disa kohë.  

Rusia është një prej vendeve që ka përcjellë komentin se do të presë rezultatin zyrtar të zgjedhjeve presidenciale, si dhe ka nënvizuar se është në mbështetje të çështjeve ligjore që Donald Trump ka hapur si pasojë e hamendësimeve për manipulim të votave.

Megjithatë, presidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk ka dhënë asnjë koment që kur Joe Biden fitoi 270 votat elektorale të nevojshme për t’u shpallur president. 

Nëse shumica e vendeve të Lindjes së Mesme dhe Azisë e përgëzuan Joe Biden për fitoren e presidencës së SHBA-së edhe lider mbështetës të Trump si Netanjahu  apo prici i arabisë Salaman e kanë uruar atë .

Kina po ashtu kanë thënë se rezultati elektoral përfundimtar do të përcaktohet në bazë të ligjeve dhe procedurave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

“Ne besojmë se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të përmirësojnë komunikimin dhe dialogun, të menaxhojnë dallimet e bazuara në respektin e ndërsjellët, të zgjerojnë bashkëpunimin të bazuar në përfitimin e ndër-sjelltë, si dhe të promovojnë një zhvillim të qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe”, u shpreh Wang Wenbin, ministër i Jashtëm i Kinës.  

Priten deklaratat dhe veprimet e presidentit të ri të SHBA-së që do të përcaktojnë edhe të ardhmen e marrëdhënieve mes SHBA dhe dy vendeve që gjatë presidencës së Trump kanë shënuar ulje ngritje të vbazhdueshme, veccanarisht pas krizës së shkaktuar nga Covid-19.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja