Trashaj: At Gjergj Fishta nobelisti
i parë, duhet t'i restaurohet shtëpia 

Trashaj: At Gjergj Fishta nobelisti<br />i parë, duhet t'i restaurohet shtëpia 
Restaurimi i shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadare riktheu edhe njëherë vëmendjen tek lënia në harresë e shtëpisë muze të At Gjergj Fishtës. Kreu i Forumit të Mbrotje së Trashegimisë Kulturore Pal Trashaj u shpreh se mosndërhyrja për restaurimin e At Gjergj Fishtës është e qëllimshme.

Sipas Trashajt, Fishta është e para figurë që nderoi shqipërinë ndëkombëtarisht duke u dominuar për çmimin NOBEL. 

“U gëzova kur e pashë në meedia që u inaguria shtëpia e Ismail Kadaresë por jamë shumë i hidhëruar që si ka mundësi që prishet radha, si ka mundësi që ka vite, vite dhe gati një Shekull që vepra e Fishtës, shtëpia e Fishtës vlerat e Fishtës nuk po restaurohen dhe nuk po vlerësohen. Figurat duhet të vlerësohen sipas kohës. Kadare e meritonte sepse është më i madhi i kohës së vet ndërsa Fishta është më i madhi i të gjitha kohërave. Nëse Fishta ka punuar në ato kushte ku ndoshta i rrezikohej jeta ndërsa Kadare ka punuar në ato kushte kur ishte dhe i mbrojtur nga pushteti. Fishta është i pari shqiptar që është propozuar për çmimin nobel dhe në atë rast e fitoi një italian i cili u shpreh se: E meritonte Gjergj Fishta Albania.”-thotë Trashaj
 
Shtëpia ku ka jetuar At Gjergj Fishta është kthyer në një gërmadhë dhe sipas Trashajt, shteti vijon të heshtë përballë këtij fakti.

shpia gjergj fishtes

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland