Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i revoltuar nga situata në Divjakë ku po vendoset një tra për ta bërë me pagesë futjen në Parkun e Divjakës, tha në një intervistë live në Report Tv se është një projekt totalisht i paligjshëm dhe i paarsyshëm. Sipas tij pengohet e drejta e të gjithëve për të aksesuar bregdetin e Divjakës.
“Unë distancohem nga ajo situatë e dhunshme atje që organizohet nga ana e këtij kryetarit të PD së Lushnjës që vjen në Divjakë dhe organizon gjëra të tilla. Divjaka është qytet i qetë, njerëzit janë në punë. E gjithë kjo situatë duhet të zgjidhet në rrugë ligjore. Kjo që po bëhet me këtë projektin është e paligjshme. Ka disa rrugë në këtë park që janë kombëtare, ajo nga autostrada, në Divjakë dhe pastaj në plazh. Janë 24 km rrugë kombëtare që garantojnë aksesin jo vetëm të divjakasve, por edhe të gjithë të tjerëve për në plazhin e Divjakës. Nuk ka asnjë rrugë tjetër. Është e paarsyeshme që një rrugë e tillë kombëtare të bëhet me pagesë. Kjo që po bën Ministria e Turizmit, në bashkëpunim me ARRSH është pikërisht vendosja e një takse për të kaluar në rrugë dhe për të shkuar në det. Është vendosur mu në mes të rrugës dhe jo mu në mes të parkut. Ajo rrugë aty është e vetmja mënyrë se si qytetari mund të aksesojë bregdetin”, tha Braçe në një intervistë për Report Tv.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Tra me pagesë në Parkun e Divjakës, 'Rithemelimi' në protestë! Braçe për Report Tv: I paligjshëm! Ministria: Bileta do të jetë vetëm për turistët, jo banorët e zonës
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Me çizme nëpër llucë! Rreth 1 mijë banorë në Cakran të Fierit vuajnë për 2 kilometra rrugë: Kjo është fytyra e shtetit
4 Shkurt, 17:01
-
Ervin Salianji në burg për kallëzim të rremë, Gjykata e Lartë cakton 11 marsin për shqyrtimin e rekursit
4 Shkurt, 14:38
-
Fier/ Kreu veprime të turpshme ndaj mbesës së mitur dhe e kërcënonte se do e vriste, dënohet me 5 vite burg autori
4 Shkurt, 12:17
-
Historia e trishtë e vdekjes së dy vëllezërve në Mallakastër/ Humbën jetën njëri pas tjetrit në të njëjtën ditë, u gjetën pas 5 ditësh
4 Shkurt, 11:01
-
Fier/ Shpërthen në flakë kabina elektrike në hyrje të pallatit, shkak dyshohet mbingarkesa në rrjet (VIDEO)
3 Shkurt, 19:44
-
Mallakastër/ Dy vëllezër të moshuar gjenden të vdekur, jetonin vetëm (EMRAT+VIDEO)
3 Shkurt, 11:32
-
Fier/ I riu u arrestua se dogji një makinë, zbardhen detajet: I vuri flakën mjetit të kushëririt, e bullizonte
2 Shkurt, 13:32
-
Shkak emigrimi, rritet numri i kërkesave për divorc në Fier, 780 çifte në dyert e gjykatës për t'i dhënë fund martesës gjatë 2024-ës
2 Shkurt, 11:37
-
Në kërkim si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë, në pranga i riu në Fier! Pritet ekstradimi drejt Italisë (EMRI+ VIDEO)
2 Shkurt, 09:34
-
Rrapet e thara rrezikojnë banorët në periferi të Fierit, drejtori i ADZM: Do t’u hiqet statusi ‘Monument Natyre’
1 Shkurt, 15:52
-
Fier/ 100 të mitur në pranga për krime gjatë vitit 2024, psikologët: Shkak kryesor problemet në familje
1 Shkurt, 15:39
-
Vrau në Itali 2 vite më parë, arrestohet në Fier 30 vjeçari me dy mbiemra (EMRI)
1 Shkurt, 08:53