Travolta gjen provat
për pafajsinë e tij

Travolta gjen provat <br />për pafajsinë e tij
Pas akuzave për ngacmin seksual të bëra nga një masazhator në adresë të aktorit të njohur John Travolta, një masazhator tjetër e ka akuzuar atë për të njëjtën çështje.Masazhatori i dyti mbrohej nga i njëjti përfaqësues ligjor si i pari. Por këtë radhë aktori nuk ka qëndruar duarkryq.Përmes avokatit të tij,Travolta, ka shpërndarë provat në të cilat vërtetohet se ai nuk ka qenë në Los Angeles, ku pretendonte masazhatori i parë, por diku tjetër.Sipas Tmz më 16 janar 2012 aktorit i janë bërë disa foto ku ai ishte në dalje të një restoranti në Neë York. Data dhe ora të ruajtura në memorien dixhitale përkojnë me ato të ngjarjes në Los Angelos. Madje një provë tjetër është edhe fotokopja e faturës së paguar nga John Travolta.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Nga Pogradeci në Ulqin, piktori Sadik Kasa e feston 70-vjetorin me ekspozitën shëtitëse në trojet shqipfolëse

Nga Pogradeci në Ulqin, piktori Sadik Kasa e feston 70-vjetorin me ekspozitën shëtitëse në trojet shqipfolëse