STOCKHOLM- Në kryeqytetin suedez, Stockholm, përleshjet e paprecedenta shënuan natën e 6-të, edhe pse janë shtuar patrullat dhe shërbimi policor.

Dhjetëra makinave u është vënë zjarri nga protestues dhe vandalë në 10 lagje periferike, ku jetojnë pjesa më e varfër dhe e populluar nga emigrantë të huaj.

Vandalizmi u përhap edhe jashtë kryeqytetit për herë të parë të premten, ku disa të rinj u vunë zjarrin disa automjeteve dhe ndërtesave në dy qytete afër kryeqytetit.

Ambasada amerikane dhe ajo britanike u kanë bërë thirrje shtetasëve të tyre që të qëndrojnë larg vendeve, ku ka trazira.

Shkaku i këtij vandalizmi është e motivuar nga vrasja e një emigranti në një lagje të Stockholmit të shtunën e kaluar, ku policia tha se ai rezistoi arrestimit dhe kërcënoi me hanxhar.

Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)