Trazira në Europë, mijëra protestues kundërshtojnë masat anti-COVID (FOTO+VIDEO)

Protestat kundër masave anti-COVID kanë shpërthyer në Evropë, ku mbrëmjen e djeshme në Holandë protestuesit janë përplasur me forcat e policisë. Ata hodhën fishekzjarrë dhe dogjën biçikleta në Hagë. Zyrtarët kanë shpallur një urdhër emergjence në qytet, ndërsa të paktën 7 protestues janë arrestuar. Ndërkohë, 3 të tjerë janë plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore ne spitale. Nga këto përplasje me turmën kanë mbetur të plagosur edhe 5 efektivë policie

Këto trazira vijnë pasi dy ditë më parë protestat në Roterdam u bën të dhunshme, ku protestuesit u përplasën me policët dhe këta të fundit hapën zjarr ndaj tyre. Holanda vendosi një bllokim të pjesshëm tre-javor të shtunën e kaluar pasi regjistroi një rritje rekord të rasteve me COVID. Baret dhe restorantet duhet të mbyllen në orën 20:00 dhe tifozët janë të ndaluar në stadiume.

Mijëra demonstrues dolën gjithashtu në rrugë në Austri, Kroaci dhe Itali për të kundndërshtuar masat anti-COVID të vendosura nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e virusit.

Në Vjenë protestuesit nuk janë dakord me masat e reja të ndërmarra nga qeveria se të pavaksinuarit duhet të izolohen në shtëpi, ndërsa nga dita e hënë do vendoset një bllokim kombëtar për 20 ditë, ku të gjitha dyqanet do mbyllen përveç atyre esencialeve, ndërsa punonjësit do punojnë nga shtëpia kur është e mundur. Fakti që nga 1 shkurti 2022 Austria do të kërkojë me ligj vaksinimin e të gjithë popullatës, duke u bërë vendi i parë në Europë që e merr një masë të tillë, ka shkaktuar shumë zemërim tek qytetarët.

Kroaci , mijëra njerëz marshuan në kryeqytetin Zagreb për të treguar kundërshtuar vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit e sektorit publik, ndërsa në Itali , disa mijëra protestues u mblodhën në terrenin antik të garave me karroca 'Circus Maximus' për të kundërshtuar certifikatat "Green Pass" që kërkohen në vendet e punës dhe në transportin publik. Trazira ka pasur edhe në Francë, ku protestuesit plaçkitën dhjetëra dyqane kundër certifikatës COVID.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësim për rritjen e rasteve COVID, ku drejtori i saj rajonal Hans Kluge tha për BBC-në se nëse masat nuk forcohen në të gjithë Evropën, gjysmë milionë vdekjesh të tjera mund të regjistrohen deri në pranverën e ardhshme.

"Covid-19 është bërë edhe një herë shkaku i rritjes së numrit të vdekjeve në rajonin tonë. Ne e dimë se çfarë duhet bërë për të luftuar virusin, si vaksinimi, mbajtja e maskave dhe përdorimi i certifikatave COVID", tha Kluge.

Shumë qeveri në të gjithë Europën po sjellin kufizime të reja në një përpjekje për të kufizuar infeksionet në rritje.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja