Tre artistë italianë të Barokut
performojnë në Teatrin e Kukullave

Tre artistë italianë të Barokut<br />performojnë në Teatrin e Kukullave
Ansambli Collegium Pro Musica, ka perfomuar mbrëmjen e së martës në Teatrin e Kukullave në Tiranë pjesë nga repertori Barok.

Ky grup instrumentistësh i përbërë nga flautistët Stefano Bagliano  e Fabiano Martignago, si dhe Angelica Selmo që luan në Klavincebal,  janë pjesëmarrës të festivalit Barok që ka nisur që nga data 2 korrik në Tiranë dhe në Shkodër.

Ky  grup është themeluar në vitin 1990 dhe drejtohet nga flautisti Stefano Bagliano.

Të tre artistët kanë ekzekutuar sipas stilit të epokës, duke përdorur instrumentet antike të kohës, me një organikë që varion nga trio deri në të ashtuquajturin formacion orkestral barok.

Ata kanë vlerësuar zgjedhjet muzikore dhe cilësinë e tingullit, ku shkëlqimi dhe ekspresiviteti italian janë kombinuar me rigorozitetin stilistik.

Ndërkohë muzika barok është rikthyer në disa qytete kryesore të Shqipërisë me instrumente origjinale, në respekt të plotë të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpretimit të viteve ‘700. Festivali i Muzikës së vjetër Vox Baroque,  që i kushtohet tërësisht repertorit barok ka nisur që nga 2 korriku udhëtimin nëpër Shqipëri.  

Në Tiranë perfomancat janë mbajtur edhe tek “Reja” e Foujimotos.

Korça gjithashtu do të jetë një destinacion tjetër i rrugëtimit të këtij festivali së bashku me Beratin në hapësirat e Muzeut Onufri.

Festivali do të mbyllet më 11 korrik në Galerinë Kombëtare të Arteve, ndërsa në 10 korrik ambasada italiane do të organizojë në ambientet e saj një koncert me këngë e muzikë napoletane. Muzika baroka ka nisur të përhapet në vitet ‘700 dhe Napoli konsiderohet si vendlindja e kësaj muzike.

festivali barok

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet