
Hapësira ajrore e Estonisë është shkelur nga 3 avionë luftarakë rusë. E shkruan Reuters në faqen e saj duke cituar deklaratat e qeverisë estoneze sipas së cilës tre avionë luftarakë rusë MiG-31 kanë hyrë në hapësirën ajrore estoneze pa autorizim dhe kanë qëndruar aty për një total prej 12 minutash.
Ministri i Mbrojtjes i vendit e ka cilësuar incidentin “të një brutaliteti të paparë” dhe qeveria synon të dërgojë një notë proteste tek diplomati më i lartë rus në Estoni. Bëhet fjalë për shkeljen e tretë ruse të hapësirës ajrore të NATO-s në një kohë të shkurtër, pas inkursioneve të dronëve rusë në Poloni dhe Rumani
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Tre Mig rusë shkelin hapësirën ajrore estoneze, qëndrojnë 12 minuta, zmbrapsen nga F-35 italianë











