TIRANË- SPAK ka në hetim 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, përfshirë edhe 3 deputetë, 1 ish-deputet dhe 1 ish-ministër, referuar Arben Ahmetajt. Prokuroria e Posaçme ka ndarë të dhënat në 'regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve' për muajin korrik. SPAK i është drejtuar një pyetje edhe për hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit, se në cilën fazë janë. Por Prokuroria e Posaçme nuk jep detaje duke thënë se veprimet hetimore që kryhen gjatë fazës së hetimit paraprak përbëjnë sekret hetimor.
Pyetja: Lidhur me dosjen e 21 janarit, cilat janë veprimet konkrete që po kryen Prokuroria e Posaçme?
SPAK: Bazuar në nenet 103 dhe 279 të Kodit të Procedurës Penale veprimet hetimore që kryhen gjatë fazës së hetimit paraprak përbëjnë sekret hetimor. Duke iu referuar këtyre neneve nuk mund të bëjmë me dije veprimet hetimore apo rezultatet e tyre.
Pyetjes, "nga lista e deputetëve që kanë dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, a ka persona nën hetim?", SPAK i përgjigjet kështu: Emrat e përfshirë në listat e dërguara, nuk rezultojnë të jenë regjistruar deri tani si persona në hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ndalur te bilanci për krimet zgjedhore, SPAK thotë se ka administruar 193 materiale kallëzuese, ku për 43 prej tyre ka nisur hetimi.
Komente











