Ndërsa kanë mbetur 72 orë nga dita e zgjedhjeve për Kongresin amerikan Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump bëri të premten deklaratat e fundit në West Virgjinia për republikanët që garojnë në zgjedhjet e mesmandatit. Sipas mediave amerikane presidenti amerikan Trump dhe ish-presidenti Obama të dy kanë folur nëpër tubime të ndryshme, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme.
“Këto zgjedhje do të vendosin nëse do të vazhdojmë me zhvillimin e jashtëzakonshëm që kemi parë, apo nëse do t’i lejojmë demokratët radikalë të marrin kontrollin e Kongresit. Këtë herë zgjedhjet janë shumë të rëndësishme. Pasojat e të qëndruarit pa votuar janë të mëdha” ka thënë Trump gjatë një tubimi.
Ndërkohë të shtunën shifrat e uljes së papunësisë duket se ka qenë fokusi i fjalës së drejtuar nga presidenti amerikan Trump, i cili tregoi për raportin e muajit të fundit për shtimin e vendeve të punës në muajin tetor dhe pagat e rritura brenda një dekade.
“Drejtuar në Montana dhe Florida sot! Të gjithë janë të ngazëllyer për numrin e vendeve të punës - 250,000 vende të reja pune në muajin tetor. Gjithashtu, pagat në rritje. Ëoë!", shkruajti Trump në Twitter të shtunën.
Sipas mediave amerikane referuar ideve të paraardhësit të tij kundërshtar, ish-presidentit Barack Obama dhe daljeve të tij në fushatë, presidenti Trump është deklaruar hapur kundër, sa i përket çështjes së emigracionit .
“Ata duan që këto karvanë të mbushur me njerëz që vijnë në mënyrë të jashtëligjshme të vërshojnë në vendin tonë, duke rrezikuar komunitetin” ka thënë Trump.
Komente











USATOP WITH TRUMP.
Përgjigju