Pas Tiranës që e mbylli aventurën e saj në Champions sot ëshë radha e 3 skuadrave shqiptare që zbresin në fushë në turin e parë të Europa League me optimizmin për të kaluar më tej. E para zbret në fushë Teuta që pret në Durrës izraelitët e Beitar Jerusalem me duelin që do të nisë në orën 16:30. Durrsakët janë gati dhe duan të shfrytëzojnë faktorin fushë.
Më pas duke nisur nga ora 19:00 zbret në fushë Laçi që ndeshjen e ka në transfertë ndaj ekipet nga Azerbajxhani Keshla. Në mbrëmje radhën e ka Kukësi. Ekipi i drejtuar nga Skënder Gega pret në “Air Albania” bullgarët e Sllavias së Sofies me objektivin për të kaluar në turin e dytë të Europa League. Tekniku zbulon recetën për të arritur tek fitorja.
Ndeshja nis në orën 20:00. Të gjitha duelet luhen pa tifozë për shkak të pandemisë./ Përgatiti Andi Kapxhiu
Ndime per Kuksin dhe suksese ora 16:30 Teuta-Beitar RTSH,ora 19 Keshla-Laci S3,ora 20 Kuksi-Sllavia RTSH.
PërgjigjuA do ket transmetim te ndeshjeve nga TV tona, apo do veprohet si me serbet.. ne Air Albania???? Dhe mos harroni te ftoni Presidentin, si perfaqesues i gjithe tifozerise shqipetare....Suksese ekipeve tona!!!
Përgjigju