TIRANE- Janë tre fakte që përkojnë me vizitën e ministrit të Jashtëm serb në Tiranë, Ivan Mrkiç, i cili dje u detyrua të dilte nga aeroporti i Rinasit nën masa të rrepta sigurie pas protestës së AK.
Ai vjen në Tiranë në ditën kur mësohet se përfundimisht qeveria shqiptare anulon tenderin për interkonjeksionin Shqipëri-Kosovë, duke e lënë sërish të lirë Serbinë të kontrollojë energjinë në Kosovë.
Por ai vjen në Tiranë në ditën kur ish të përndjekurit politikë deklaruan mbylljen e një greve urie, duke u shprehur se Berisha pranon të takojë një ministër serb dhe s'guxon të takohet me shtetasit e vendit të tij që po vetëflijoheshin.
Ndërkohë që Merkiç është i njohur për publikun në Serbi vetëm për diçka: kur ishte ambasador në Qipro, ishte përfolur se ka ndihmuar në fshehjen e parave të zhdukura nga bankat jugosllave gjatë viteve '90, por edhe për pastrim parash. Asokohe në pushtet ishte Sllobodan Milosheviçi kasapi i Ballkanit, i cili transferoi miliona nga Beogradi në drejtim të bankave fantazmë në Qipro.
Politika në Tiranë akuzon se ka qenë Damir Fazlliç ai që ka negociuar këtë vizitë Merkiç për të ardhur në Tiranë, por sërish dihet shumë pak për qëllimet e kësaj vizite dhe për axhendën.
(jm/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com