Nga të dhënat e para mësohet se fëmijët mund ta kenë gjetur barin e miut në ambientet e kopshtit. Fëmijët janë të grupit të vogël, me inicialet A.P 3 vjeçe, F.P 4 vjeç, vëlla e motër, dhe S.Z 3 vjeç. Pasi i kanë bërë lavazh gjëndja shëndetësore e fëmijëve duket jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që grup hetimor ndodhet në kopshtin e fshatit Leshnicë për të zbardhur detajet se ku kanë gjetur fëmijët barin e miut.
(shqiptarja.com)