Tre fusha të reja sportive i shtohen shkollës ‘Mihal Grameno’, Veliaj: Inkurajoni fëmijët të merren me sport

Tre fusha të reja sportive i shtohen shkollës ‘Mihal Grameno’, Veliaj: Inkurajoni fëmijët të merren me sport

Veliaj me nxënësit e shkollës, 'Mihal Grameno'

Tre fusha të reja sportive, një fushë minifutbolli dhe dy fusha për lojërat me dorë, i janë shtuar shkollës 9-vjeçare “Mihal Grameno” në Tiranë. E rikonstruktuar në vitin 2019, shkolla ku aktualisht mësojnë afro një mijë nxënës, ka edhe një pistë vrapi dhe për kërcim së gjati, të cilat shfrytëzohen nga fëmijët e Njësisë 2 për aktivitet fizik.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i lumtur për shtimin e terreneve sportive në ish-lagjen ku ai është rritur, ku fëmijët mund të merren me futboll, basketboll, volejboll apo atletikë.

“Kam nostalgji kur kthehem në fushën ku unë kam kaluar një pjesë të madhe të fëmijërisë sime, deri në moshën 11 vjeç. Dikur ishte një fushë e degraduar, e bërë me kushte rrethanore të kohës. Sot shohim një terren tjetër, jo vetëm dita me natën me atë që ka qenë, por i denjë edhe për çdo vend në perëndim. Sot shohim edhe se si lagjja është shtuar shumë, fillimisht me ndërtimet, pastaj me më shumë urbanistikë. Lajmi i parë i mirë për lagjen është hapja e shkollës “Bashkim Fino”, që ndodhet vetëm 100 metra në vijë ajrore nga këtu, çka ka ulur pak presionin në shkollën “Mihal Grameno”. Lajmi i dytë i mirë pas rikonstruksionit të shkollës, janë padyshim këto terrene sportive. Ne duam që të kemi 100 terrene të tilla këtë vit, duke qenë se Tirana është edhe Qyteti Europian i Sportit,” theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku bëri edhe një ftesë për prindërit, që të regjistrojnë fëmijët në sport, si mënyra më e mirë për shëndetin dhe mirërritjen e tyre.

“Inkurajoni fëmijët të merren me sport! Ndoshta jo të gjithë do bëhen si Ela Tase në volejboll, apo Ermal Kuqo në basketboll, apo Messi në futboll, por gjasat janë që një i ri, një e re, që luan në skuadër, në ekip, mëson çfarë është fitorja, çfarë është humbja, më shumë rrit karakterin se sa muskujt e vet. Regjistroni fëmijët në sport! Një sebep më të mirë se sa ky, kur Tirana është Qyteti Europian i Sportit, nuk do të kemi. Kështu që, ta shfrytëzojmë këtë sebep. Më pak kohë nëpër celularë, nëpër kompjuter, më shumë kohë me shokët, sepse unë besoj se kemi nevojë të rrimë bashkë dhe kemi nevojë si shoqëri të investojmë tek fëmijët,” u shpreh Veliaj.

Në vijim, ai përmendi faktin se Tirana është qyteti ku është rritur shumë vlera e pronës, prandaj edhe shkolla, edhe terrenet sportive duhet të shfrytëzohen gjatë gjithë ditës, edhe pas mësimit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie