TIRANE - Tre gjeneralët e shkarkuar nga Presidenti Nishani, Gjeneral Brigade Sandër Lleshi, Gjeneral Brigade Dhori Spirollari dhe Gjeneral Brigade Abaz Lleshi (foto) kanë dalë sot në një konferencë shtypi për të treguar shkaqet e vërteta që fshihen pas lirimit të tyre nga poste kryesore drejtuese të Forcave të Armatosura.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp 7 faqe, 3 gjeneralët kanë argumentuar pse-në e lirimit, me një dekret, vetëm me një rresht dhe të paargumentuar të firmosur nga Presidenti Bujar Nishani.
Me 3 dekret që mbajnë datën 21 maj, Presidenti Nishani firmosi lirimin nga detyra të Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshi, komandantin e Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade Dhori Vangjel Spirollari dhe Komandantin e Brigadës së Mbështetjes Rajonale Gjeneral Brigade Abaz Liman Lleshi.
Sot, pasi nuk morrën asnjë reagim nga presidenti, argumentojnë se pas shkarkimit të tyre jo ligjor, fshihet një reagim emotiv ndaj disa shqetësimeve serioze që janë paraqitur presidentit të Republikës kryeministrit dhe kryetarit të komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare në Parlament më 25 mars 2013 nga zv/shefi i shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Sandër Lleshi. Ndonëse kanë kaluar 2 muaj gjeneral Lleshi nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare për këtë shqetësim prandaj ka vendosur ti bëjë sot publike në konferencën për shtyp në hotel Rogner.
Gjeneralët akuzojnë ministrin Imami dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major Gjunkshin, për shpërdorim të Forcave të Armatosura; krijimin e një defiçiti të lartë alarmant në buxhetin e Forcave të Armatosura. Gjithashtu e akuzojnë Presidentin e Republikës Nishani se dekretet nuk janë bazuar në ligjet e vendit dhe mungon transparenca. Ata shkojnë më tej duke thënë se po vihet në rrezikshmëri, siguria e atdheut. Lleshi hedh akuza të rënda për shpërdorim të detyrave dhe papërgjegjshmëri në menaxhimin e FA, duke përdorur para nga buxheti për reklama dhe duke lënë pa paguar ushtarë të thjeshtë. Gjeneralët akuzojnë se bëhen shpenzime pa pasur fonde në dispozicion duke bërë të krijohet një deficit alarmant. Vlera totale e deficit me të cilin është filluar viti 2013 është afërsisht 15 % e buxhetit vjetor të mbrojtjes.
LLESHI: CFARE I DENONCOVA IMAMIT, NISHANIT, KUVENDIT E BERISHES
"Kemi të drejtë të besojmë se kemi të bëjmë me një reagim emotiv ndaj disa shqetësimeve serioze që janë paraqitur presidentit të Republikës kryeministrit dhe kryetarit të komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare në Parlament më 25 mars 2013 nga zv/shefi i shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Sandër Lleshi, me anë të një shkrese zyrtare e cila ende ka mbetur pa përgjigje. Disa prej problemeve që shqetësojnë Forcat e Armatosura dhe kërkojnë vëmendjen publike, të cilat janë bërë prezent në rrugë zyrtare në shkresë. "
USHTRIA PA UNIFORMA, UDHETON NE KARROCERI, IMAMI SHPENZON MILIONA PER REKLAMA
"Paisja me uniforma e artikuj të tjerë të domodoshëm për shërbim është në nivel të mjerueshëm kur as për gjeneralët e ushtrisë shqiptar nuk ka uniforma ushtarake, në përputhje me normat e miratuara. Mund të merret me mend si është gjëndja e pjesës tjetër.
Uniformat që u prezantuan në paradën e 100 vjetorit të Pavarësisë praktikisht nuk janë në përdorim sepse është furnizuar një pjesë e papërfillshme e personelit të FA.
Asnjë lloj justifikimi nuk mund të përligjë këtë gjendje. Një pjesë e konsiderueshme e personelit të FA udhëtojnë cdo ditë me karroceritë e kamioënve ushtarakë të amortizuar .Dëmi në shëndetin e njerëzve nuk mudn të kompensohet prej marketingut virtual mediatik. Madje në këtë mënyrë nuk mund të kompensohet as dëmi në imazh. Milionat që shpenzojnë për këtë qëllim janë fonde të humbura kot dhe keq."
DEFICITI ALARMANT
Gjeneralët akuzojnë se bëhen shpenzime pa pasur fonde në dispozicion duke bërë të krijohet një deficit alarman, vlera totale e deficit me të cilin është filluar viti 2013 është afërsisht 15 % e buxhetit vjetor të mbrojtjes.
“Problem serioz niveli i ulët i shpenzimeve për mbrojtjen. Nga angazhimi zyrtar për të mbajtur një nivel të shpenzime ve në masën 2 % të PPB në 2012, u mbërrit në nivelin 1.41 . Për 2013 është parashikuar ulje e mëtejshme. Buxhetimi dhe shpenzimet pa plan kanë krijuar situatë të panjohur më parë ku njësitë shpenzuese kryejnë shpenzime pa pasur fondet e disponueshme. Si pasojë e ndjekjes së kësaj praktike papërgjegjësi e paprofesionalizëm është krijuar një deficit alarmant:
Pjesa e parë e tij përbëhet nga detyrime të papaguara ndaj personelit të FA
Pjesa e dytë nga detyrimet të papaguara ndaj kontraktorëve të ndryshëm të FA.
Të dy këto vrima të zeza mbarten duke u rritur progresivisht nga njëri vit në tjetrin. Duke rënduar më shumë gjendje. Vlera totale e deficit me të cilin është filluar viti 2013 është afërsisht 15 % e buxhetit vjetor të mbrojtjes."
S’U PAGUAN DEMONTUESIT, TRANSPORTUAN MUNICIONE ME DUAR
"Ndonëse propagandohet në mënyrë të ekzagjeruar demontimi i municioneve të armatimit dhe pajisjeve të FA, nuk merren masa për të paguar puënn e personelit që është marrë e ka kryer këtë proces. Janë transportuar dhe asgjësuar në kushte shumë të rënda dhjetra mijë ton municione dhe armatime. Gjithcka është bërë me duar dhe rrezik të jashtëzakonshëm për jetën. Kjo është anomali e rëndë dhe përgjegjësit për mos pagesën e ushtarëve të thejshtë."
PO SHPERDOROHET FA
"Krahasi angazhimit jo radhë heroikë i pjesëtarëve të FA ekzsiton një praktikë e gjatë e këqpërdorimit të burimeve njerëzore e materiale në veprimtari jashtë misionit të FA
Në një kohë kur me ligj përcaktohet se FA angazhohen në mbështjetje të autoriteteve civile në raste emergjente kur një gjendje e tillë e shpallur me ligj në praktikën e përditshme ndodh e kundërta. Një pjesë e konsiderueshme e kapaciteteve organike në njerëz dhe mjete të parashikuara për këtë qëllim janë atashuar praktikisht në mënyrë të përhershme pranë disa njësive lokale të përzgjedhura. Eshtë e vërtetë se kryejnë punë të dobishme por në thelb kryejnë punën që nuk i përket duke dhënë një mbështettje preferenciale për autoritetet lokale jashtë emergjencave. Në fakt shpenzojnë burimet e domosdoshme të cilat mungojë kur duhen më shumë se kurrë
Në vijim të këtij shqetësimi e pyesim publikisht presidentin e Republikës ministrin e mbrotjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Cila është për shembull baza ligjore që justifikon angazhimin seletkiv të njësive të AFA në punimet civile në qarkun e Elbsanit e në qarqe të tjera prej shumë kohësh"
FA FUNSKIONOJNE MBI 2 LIGJE KRYESIORE QE I PERKASIN PARA HYRJES NË NATO
"Neglizhenca për të hartuar dokumentin e strategjisë së sigurisë kombëtare.Ky konsiderohet problem serioz. Edhe pas 4 vitesh në NATO, ajo ende nukë shtë miratuar. Dokumenti që është sot në fuqi është i datës 25.11. 2004 që nga ajo ditë e largët nuk ka ndryshuar asgjë. Madje dhe gjeografia politke e rajonit, ndërkohë është rishikuar dhe rishkruar por strategjia zyrtare e vendit tonë ka mbetur ajo e 2004. Mbajtja në fuqi e një dokumenti të strategjisë së sigurisë kombëtare e cila është kapërcyer tërësisht nga koha ka sjellë si pasojë që FA të zhvillohen mbi bazën e improvizimeve dhe pa strategji.
Që prej 2004 FA nuk kanë realizuar asnjë reformim ligjor substancial. Dy ligjet kryesore mbit ë cilat funksionojnë i përkasin para anëtarësimit në NATO, përfshi këtu ligjin për pushtetet dhe autoritet ekomandimit dhe dtejtimti stategejik të FA miratuar në 200 ndërsa ligji për gradat dhe FA ui përket 2004. Të konceptuar në një situatë tjetër këto jo vetëm nuk i shërbejnë FA por parqinsi pengesë."
GJENERALET NE LIRIMI MARRIN 60 % TE PAGACE TE FA AKTIVE
"I pakuptimtë është hezimi për të miratuar ligjin për gradat drafit i cili është gati deri në 2010, dhe FA vijonë të nxjerrin masivisht në lirim personel të kualifikuar dhe duke ritur pa asnjë lloj kritere penisonistët në lirim. Vetëm për 2012 ushtria e penisionistëve të parakohshëm ka absorbuar pension nga buxheti në një vlerë prej 60 % për pagat e forcës aktive."- thuhet në deklaratë.
SPIROLLARI: SA ISHA KREU I FORCAVE AJRORE, ASNJE PIKOT NUK HUMBI JETEN
Spirollari tha: "Jam krenar që përsa kohë drejtova FA, asnjë pilot nuk e ka humbur jetën, madje kemi shpëtuar dhjetra njerëz. Befasia e shkarkimit ka qënë e madhe. Ju bëj të ditur se për tre ditë rresht në Tiranë, kam qënë pritësi dhe organizatori i konferencës së NATO-s dhe në atë konferencë unë nuk mora pjesë, emri im nuk figuronte në listë".
ABAZ LLESHI: ME 24 MAJ U DEKORUAN 2 AMERIKAN E IMAMI S'ME THA PER SHKARKIMIN TIM
Abaz Lleshi tha: "Kam qënë komandant i brigadës mbështetëse rajonale; kam punuar për përballimin e emergjencave civile të shkurtit të vitit të kalur. Kam qënë shumë krenar që kam shërbyer në atë brigadë dhe në mbi tre vjet në të nuk ka ndodhur asnjë gjë e jashtëzakonshme.
Lidhur me shkarkimin, ju njoftoj se ne ishim me ministrin e Mbrojtjes në dt. 24, në një sallë ku ai dekoroi dy amerikanë dhe nuk më tha asnjë fjalë. Çfarë mund ta quajmë këtë? Hipokrizi? Për më tepër, nuk na u la as t’i falenderonim ata njerëz me të cilët kemi punuar", - përfundoi ai.
Në përfundim të konferencës, gjeneral Sandër Lleshi përshëndeti ushtarakët shqiptarë në të gjithë vendin, kudo ku ata shërbejnë.

(Foto: Gjeneralet sot ne konference per shtyp, 31 maj)
Redaksia online
(s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/"Në rrezik siguria e atdheut"