Tre gjyqtarët që do gjykojnë
dosjen "Nafta Virgine"

Tre gjyqtarët që do gjykojnë<br />dosjen
TIRANE- Janë përcaktuar dje gjyqtarët që do të gjykojnë një prej skandaleve më të mëdha korruptiv, atë me naftën "Virgine", i cili u denoncua nga ish-ministri i ekonomisë, Dritan Prifti. Shorti elektronik i hedhur dje në Gjykatën e Tiranës ka përcaktuar si gjyqtarë kryesor të çështjes Artan Gjermenin.Gjithashtu, anëtarë të trupës gjykuese, do të jenë "togat e zeza", Shefkie Demiraj dhe Kreshnik Omari.

Dosja voluminoze me 16 të pandehur, u dorëzua në Gjykatën e Tiranës nga prokuroria, vetëm tre ditë më parë. Të akuzuarit kryesorë janë biznesmenët Hajri Elezaj (ne foto) dhe Iljaz Fisheku. Mbi të parin rëndojnë plot katër akuza, ajo e "mashtrimit", "pastrimit të produkteve të veprës penale", "falsifikimit" dhe të, "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit". Ndërkohë të pandehurit e tjerë akuzohen për veprat penale të "moskallëzimit të krimit" dhe të "shpërdorimit të detyrës".

Gjykimi do të nisë në muajin janar të vitit 2011, ndërsa të gjithë të pandehurit, do të gjykohen në gjendje të lirë, përveç biznesmenit Elezaj, i cili do të gjykohet në mungesë, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend