“Vlerësim dhe inkurajim për strukturat e Policisë së Fierit, që në kohë rekord ndaluan 3 autorët e grabitjes me armë të një pike këmbimi valutor. Reagim në kohë e profesional, me gjithë rrezikun që mbarte aksioni i ndjekjes, çka rrit besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit.
Kapja në kohë e autorëve është një sinjal domethënës se Forca e Ligjit do të godasë ashper çdo element kriminal, me prioritet ata që tentojnë të agresojnë jetën dhe pronën e qytetarëve. Shërim të shpejtë dy te plagosurve” deklaron Veliu.
Në Fier u grabit një pikë këmbimi dhe u plagosën dy persona, mes tyre pronari, por autorët u kapën në kohë rekord, ndërsa për Tiranën dhe Delvinën asnjë nga autorët nuk është arrestuar.
d.b/shqiptarja.com











