Tre javë pas vrasjes së gazetarit në
Sllovaki protestuesit kërkojnë...

Tre javë pas vrasjes së gazetarit në<br />Sllovaki protestuesit kërkojnë...<br>
Edhe pse kanë kaluar disa javë nga vrasja e gazetarit investigative Jan Kuzjak së bashku me të fejuarën e tij të cilët u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre, ende vazhdojnë protestat në disa qytete në Sllovaki, ku ditën e sotme janë kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Protestat kanë hyrë në javën e tretë dhe sipas protestuesve pritet që të vazhdojnë deri sa vrasësit të dalin para drejtësisë.

Pas vrasjes së gazetarit kanë dhënë dorëheqje disa ministra të kabinetit qeveritar, madje edhe kryeministri dha dorëheqjen tre ditë më parë, por ai ka kërkuar që presidenti të emëroi një zyrtar tjetër nga partia e tij për kryeministër të vendit.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë