Tre kampe refugjatësh mbërrijne
në afërsi të ​kufirit greko-shqiptarë

Tre kampe refugjatësh mbërrijne<br />në afërsi të ​kufirit greko-shqiptarë
Autoritetet greke njoftuan ndërtimin e tre kampeve për refugjatët, pranë kufirit me Shqipërinë. Një prej këtyre kampeve do të jetë në Doliana, 25 km nga pika kufitare e Kakavijës, ku pritet të strehohen rreth 200 refugjatë, aq sa kapaciteti i godinës. 

Kampi tjetër do të jetë në qytezën Filipiada, 123 kilometra larg nga kufiri. Kapaciteti i strehimit të refugjatëve do të jetë rreth 700 në këtë kamp. Ndërkaq, nga mediat greke mësohet se kampi i tretë do të krijohet brenda në qytetin e Janinës, në pistën e ish-aeroportit ushtarak. Qeveria greke vendosi të mërkurën të ndërtojë 8.500 vende shtesë për strehimin e refugjatëve, me qëllim që të lehtësojë sadopak mbipopullimin në zona si Idomeni apo poreti i Pireut.

Javën e kaluar, 162 refugjatë sirianë u dërguan në Konicë, gjithashtu pranë kufirit me Shqipërinë.
 

Redaksia online
(shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur