Tre kampionët me doping u
stërvitën në Greqi nga Luan Shabani

Tre kampionët me doping u<br />stërvitën në Greqi nga Luan Shabani
TIRANE - Si për çudi, kampioni i botës në Kazakistan Daniel Godelli ashtu sikurse Hysen Pulaku dhe Romela Begaj janë stërvitur në Greqi nën drejtimin e Luan Shabanit. Një emër i njohur ky në fushën e peshëngritjes, kur u shpall kampion bote në Greqi. Shqiptari Shabani, i njohur në Greqi me emrin Leonidas Sabanis, është trajner i kombëtares greke, por ka stërvitur kampionët shqiptarë në pamundësi të kushteve të përshtatshme në vendin tonë.

luan shabani

Ne foto: Luan Shabani

Eshte nje mundesi qe dopingu te jete marre edhe gjate kohes qe kampionet shqiptare jane stervitur ne Greqi.Stanazololi është një substancë që më shumë përdoret për forcimin e muskujve tek kafshët. Kjo substancë mund të merret përmes shiringës por edhe me kokërr. Shancet qe testi B të jetë në favor të peshëngritësve shqitparë janë të pakta, pasi stanozololi është një subbstancë e rëndë për të cilën analizat nuk mund të gabojnë.

Godelli u shpall kampion bote në Kazakistan në peshën 77 kilogramë duke fituar dy medalje ari dhe nje argjendi, ashtu sikur dhe Pulaku, i cili u rendit i 10-ti në Boteror por doli kampion Europe per te rinj pak dite me vone. Sakaq, Romela Begaj rrëmbeu kupën e fitores në stilin e shkëputjes në peshën 63 kilogramë.

Te tre kampionet nga rezultatet e testit te pare anti-doping rezultuan me te njejten substance te ndaluar, stanozolol, ndersa priten rezultatet perfundimtare te testit B.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)