Tre avokatë i bashkohen garës së Primareve të Rithemelimit për dy bashki! Memaj nuk pranon të kandidojë për primaret e Kamzës

Tre avokatë i bashkohen garës së Primareve të Rithemelimit për dy bashki! Memaj nuk pranon të kandidojë për primaret e Kamzës

Ermal Hamataj

Tre avokatë kanë shpallur kandidaturat e tyre për Primaret e 'Rithemelimit'. Konkretisht, Ermal Hamataj dhe Denisa Muça kanë shpallur kandidaturën e tij në primaret për bashkinë e Fierit, ndërsa Ergin Mataj për bashkinë e Lezhës. Ndërkohë Dashnor Memaj ka zbuluar se nuk do të kandidojë në primaret për bashkinë e Kamzës.

Sa i përket kandidaturës së tij në Fier, Hamataj tha se pas një shkëputje të bërë nga jeta aktive partiake në vitin 2015, tashmë kishte vendosur të rikthehej duke kandiduar në primaret që do të shpallin kandidatin fitues për të kandiduar për kreun e bashkisë në zgjedhjet e 14 Majit të vitit 2023.

“Në 2015 -ën jam shkëputur nga jeta aktive partiake, jo sepse doja, jo sepse nuk kisha çfarë të jepja, por si unë dhe shumë të tjerë e pamë se Partia Demokratike dhe Drejtuesit Politik të asaj kohe kishin alergji nga të rinjtë, profesionistët dhe të aftët.

Praktikisht kjo alergji e lidershipit të kaluar e solli në ditët më të zeza Partinë Demokratike në gjithë Shqipërinë.

Ndoshta duhej kapur fundi që t’i jepej jetë një projekti të ri, sfidues, falë të cilit unë e shumë të tjerë jemi sot këtu për të treguar që Partia Demokratike ka dhe di si t'ju japë mundësinë të rinjve, profesionistëve dhe të aftëve për të drejtuar Bashkitë dhe Shqipërinë”- u shpreh Hamataj.

Tashmë ka shkuar në tre numri i kandidatëve në primaret e Fierit, pasi më herët, shpallën kandidaturën e tyre, Artur Mahmutaj dhe Edvar Kodheli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:24
Tjetër avokate shpall kandidaturën në primaret e ‘Rithemelimit’ për bashkinë e Fierit, Muça: Politika duhet të përfaqësohet nga figura të reja publike

Avokatja, Denisa Muça ka shpallur kandidaturën e saj në primaret e ‘Rithemelimit’ për bashkinë e Fierit, duke u bërë kështu kandidatja e katërt.

Në deklaratën e bërë, ajo tha se e kishte marrë vendimin për shpalljen e kandidaturës në primare pasi mendonte se politika duhej të përfaqësohej nga figura të reja publike.

“Vendimi për të shpallur kandidaturën për primaret,  lidhet me një kryefjalë që më shoqëron: Politika dhe vendi duhet të përfaqësohet nga figura të reja publike te pakapura nga pushteti, të pastra, kurajoze dhe me forcën dhe dëshirën e madhe të ndryshojnë këtë realitet qeverisës!

Dua jem para jush si alternativë për të bëre të pamundurën që Fieri të ketë një Bashki ku qytetari kërkon llogari dhe merr shërbimet për te cilat institucioni është krijuar”- u shpreh Muça.

Ora 12:22
U propozua si kandidat për primaret e Rithemelimit për bashkinë e Kamzës, Memaj refuzon kandidimin: Nuk mund ta lë përgjysmë rrugëtimin tim

Kreu i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Memaj nuk do të kandidojë në primaret e Rithemelimit për bashkinë e Kamzës. Lajmin e ka bërë me dije vetë Memaj i cili me anë të një statusi në rrjetin social ‘facebook’ thotë se pavarësisht propozimeve të bëra nga anëtarët e PD për emrin e tij, ai kishte vendosur të mos kandidonte në primare.

Arsyetimi i dhënë nga Memaj ishte se nuk mund të linte përgjysmë rrëgutimin e tij në Shoqatën e Transportit Urban dhe Interurban.

“Mbas një analize të gjate dhe arsyetimi konkret dua t’ju njoftoj se kam vendosur që këtë radhë të mos jem kandidat për kreun e Bashkisë Kamëz, pasi sektori që perfaqesoj ka nevoj për kontributin tim e smund ta lejmë përgjysëm rrugtimin e Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban dhe të subjekteve të transportit!

Beteja jone për një qeverisje me të mire, me përfaqesuese, transparente nuk do të ndaloje.

Edhe një herë falenderim të veçantë e respekte maksimale për secilin nga ju!”-shkruan Memaj ndër të tjera në postimin e publikuar.

 

Ora 12:03
Mataj shpall kandidaturën në primaret e ‘Rithemelimit’ për bashkinë e Lezhës: Besoj se ky është momenti për t’u rikthyer lezhjanëve dinjitetin

Avokati Ergin Mataj ka shpallur kandidaturën e tij në primaret e ‘Rithemelimit’ për bashkinë e Lezhës. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Mataj tha se besonte që ky ishte momenti i duhur për të garuar, për t’u rikthyëer lezhjanëve dinjitetin.

“Besoj që momenti është ky, të gjithë bashkë për t’i rikthyer lezhjanëve dinjitetin që meritojnë. Sepse qyteti ynë meriton maksimumin.

Arsyeja që kam vendosur të garoj në Primaret për Kryetar Bashkisë është vendimi i PD për t’i besuar anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj për të përcaktuar kryebashkiakët e ardhshëm, sepse besoj te vota e lire, dhe besoj se vullneti i lirë i demokratëve është më frymëzues se emërimet nga kryetari.

Ju ftoj të më bashkoheni në këtë mision , zotim timin për zgjidhjen një herë e mirë të problematikave të shumta të qytetit ku jetojmë”- tha Mataj.

Ndërsa më herët, ish-Kryetari i Bashkisë së Shëngjinit, Salvador Kaçaj, prezantoi kandidaturën e tij në Primaret për bashkinë e Lezhës. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë