Tre klube të Serie B duan talentin e
Kombëtares U-19

Tre klube të Serie B duan talentin e<br />Kombëtares U-19<br>
Numri i futbollistëve shqiptarë në radhët e ekipeve italiane sa vjen e shtohet. Së fundmi ka spikatur sulmuesi 18-vjeçar Samuel Nezha, që ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve. Aktualisht ai është pjesë e AC Mestre, që garon në Serie C. Sulmuesi ka spikatur në turneun “Roma Caput Mundi” dhe nuk i ka shpëtuar syrit të zbuluesve të talenteve.

Sulmuesi ka bërë paraqitje të mira me ekipin e drejtuar nga Erjon Bogbani dhe tani janë tre klube që janë vënë pas tij.
Carpi, Frosinone dhe Ascoli kanë kërkuar informacion për sulmuesin e datëlindjes 2000 dhe do të kenë mundësinë ta shohin tanimë në dy miqësoret që Shqipëria luan më 24 dhe 27 shtator në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës kundër Kazakistanit.
Lajmi raportohet nga “tuttomercatoëeb.com” dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.

 

a.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur