TIRANE- Zgjedhjet për kryetarin e ardhshëm të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë hyrë në fazën vendimtare, teksa kanë mbetur vetëm 3 Kuvende zgjedhore deri në përfundim të garës. Mirdita, Fieri dhe Tirana janë 3 Konventat e fundit të FRPD të cilat do të përcaktojë edhe fituesin e zgjedhjeve, pasi gara e deritanishme, nisur nga rezultatet paraprake është me një diferencë prej 200 votash epërsi të Belind Këlliçit ndaj Ervin Salianjit.

Sot, Konventa e FRPD zhvendoset në Mirditë, ndërsa nesër do të jetë Fieri rrethi i cili do të votojë për kryetarin e FRPD. Të dielën në 6 dhjetor, është radha e Tiranës për të “vulosur” kryetarin e ri të FRPD. Do të jetë pikërisht kryeqyteti që për nga numri i lartë i votuesve të rinj, nisur nga anëtarësimet të cilat llogariten në rreth 12 mijë demokratë të rinj të anëtarësuar në Tiranë, Kamëz dhe Vorë.