FIER-Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur nga një aksident që ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Zharrëz-Fier.
Si pasojë e përplasjes së tre makinave, një persona ka humbur jetën. Viktima është Nikolin Mata 44 vjeç, banues në Ura Vajgurore.
Ndërsa të plagosurit janë; Zenepe Gurguri dhe Teuta Gurguri që ndodheshin në një makinë, Egi dhe Eni Ulaj në të dytën dhe në automjetin e tretë Sidorela Luli.
Shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit në rrugë dyshohet se janë bërë shkak që tre makinat të përfshihen në aksident.
Komento