Tre marinsa amerikanë vdesin pas rrëzimit të avionit në Australi
Transportues ushtarakë amerikanë
Tre marinsa të ushtrisë amerikanë kanë vdekur pas rrëzimit të avionit të tyre në veri të Australisë, thanë zyrtarët amerikanë.
"Në bord ishin 23 pjesëtarë të personelit. Tre prej tyre janë konfirmuar se kanë vdekur, ndërkaq pesë të tjerë janë transportuar në spitalin mbretëror të Darvinit dhe janë në gjendje serioze", tha përmes një deklarate një zyrtar i marinës amerikane.
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, tha se incidenti ishte "tragjik". Fluturakja amerikane, sipas tij, u rrëzua në veri të Australisë teksa po merrte pjesë në stërvitje ushtarake.
Ai tha se Qeveria e tij është e përqendruar që të ofrojë mbështetje.
Transmetuesi Sky News Australia raportoi se transportuesi ushtarak i llojit v-22 Osprey, në të cilin gjendeshin afër 20 marinsa amerikanë, u rrëzua në brigjet e Darvinit.
Gjatë një konference për media, Albanese refuzoi të jepte detaje se si ndodhi incidenti apo për përpjekjet e shpëtimit, që tha se po zhvillohen në ishullin Melville në veri të Darvinit.
“Fokusi jonë si Qeveri dhe si departament i mbrojtjes është që të reagojmë për incidentin dhe të sigurohemi se do të jepet çdo mbështetje e nevojshme në këtë kohë të vështirë”, tha ai.
Albanese shtoi se personeli australian nuk ishte i përfshirë në incident.Policia e Territorit Verior njoftoi më herët se është përgjigjur raportimeve për rrëzimin e një fluturakeje në ishullin Meville.
SHBA-ja dhe Australia viteve të fundit kanë rritur bashkëpunimin ushtarak.
Katër ushtarë australianë u vranë muajin e kaluar gjatë stërvitjeve dypalëshe, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin, u rrëzua në oqean, afër brigjeve të Kuinslendit.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?
-
Po
77.7%
-
Jo
16.9%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 1030
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Netanjahu, fjalim në Kongresin amerikan në përpjekje për të forcuar mbështetjen ndaj luftës së Izraelit
24 Korrik, 15:45
-
Votuesit amerikanë përballë një fushate të re presidenciale
24 Korrik, 15:40
-
SHBA/ Momente paniku në det, balena del nga uji dhe përmbys varkën e peshkatarëve (VIDEO)
24 Korrik, 11:41
-
Zëvendësuesi i Escobar jep mesazhin e parë në fillim të detyrës, Kasanof: Do punojmë për avancimin e raporteve në Ballkan
24 Korrik, 10:24
-
Harris kryeson sondazhet ndaj Trump: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'
24 Korrik, 10:15
-
U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen
24 Korrik, 08:21
-
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, ish-ambasadori Nesho: Shanset janë që Trump të fitoj, Harris s'ka eksperiencë! Berishës mund t'i hiqet 'non grata'
23 Korrik, 18:46
-
Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen
23 Korrik, 18:19
-
Vejvoda: Në Ballkan nuk do të ketë ndryshime, kushdo që të bëhet president i SHBA-së
23 Korrik, 17:02
-
Atentati ndaj Trump, jep dorëheqjen drejtoresha e Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle
23 Korrik, 16:37
-
Netanyahu në Uashington në mes të paqartësive politike në SHBA
23 Korrik, 15:34
-
Mashtrimi me bursat e studimit në SHBA, arrestohet 20-vjeçari, ‘koka’ e skemës! Prodhonte dokumente me vulat e ambasadës amerikane (EMRI)
23 Korrik, 10:11