Tre minorenë i vënë flakën godinës që shërbeu si konvikt në Krumë në vitin 1922

Tre minorenë i vënë flakën godinës që shërbeu si konvikt në Krumë në vitin 1922

Foto nga ish- konvikti

Has- Ish-ndërtesa e "Konvikti Kosova" është djegur pas mesanate në qytetin e Krumës.

Sipas burimeve pranë policisë së Hasit mësohet se ndërtesa 2 katëshe është prfshirë nga flakët si pasojë e një zjarri të ndezur nga 3 minorenë gjatë orës 3 të natës.

Policia ka bërë të mundur indentifikimin e tyre dhe  po ndiqen në gjendje të lirë.

Për shuarjen e zjarrit kanë mbërritur menjëherë ekipet e zjarrfikëses së bashkisë Has si dhe policia për të zhvilluar hetimet .

Ndërtesa ka qenë jashtë funksionit për shkak të degradimit të saj ndër vite,  ndërsa përhapja e zjarrit me shpejtësi është mundësuar pasi struktura e brendshme ka qenë me dërrasa.

Ndërtesa për herë të parë shërbeu si internat më 12 dhjetor të vitit 1922.

Ajo ka shërbyer në atë kohë edhe si shkollë, ndërkohë që pas viteve 90 ajo ka pësuar degradim total.

Edhe muzeu është shkatërruar duke vjedhur edhe eksponatet e saj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase