KOSOVË- Dje janë bërë tre muaj nga dita kur Lulzim Hetemi është ngujuar në Komunën e Leposaviqit. Që nga ora 06:00 e mëngjesit të 29 majit i pari i Leposaviqit po qëndron brenda këtij objekti.
Për të, komuna është shndërruar në objekt banimi. Brenda komunës, me kryetarin Hetemi për më shumë se një javë ishte Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arber Vokrri, i cili ka folur për kushtet e jetës në komunë.
'Ushqimi është siguruar nga ushtria e Kosovës. Ai e di se në rast se nuk i sigurohet rikthimi aty, ka pasoja të mëdha, se humbet autoriteti shtetëror i Kosovës. Sipas bisedave që kam bërë me të është po ai Luli që ka qenë më para. Kemi miq e zyrtarë që e takojnë dhe na tregojnë se ai është mirë'- tha Vokrri.