Presidenti i SHBA, Joe Biden do të takojë Presidentin Rus, Vladimir Putin në Gjenevë, Zvicër në një samit që do të mbahet më 16 qershor. Njoftimi u dha nga Shtëpia e Bardhë, ku u tha se Biden dhe homologu i tij rus do të zhvillojnë bisedime pas takimit të nivelit të lartë të G7 në Mbretërinë e Bashkuar.
"Presidenti Biden do të takohet me Presidentin Putin në Gjenevë, Zvicër më 16 qershor 2021. Liderët di të diskutojnë për gamën e plotë të çështjeve të ngutshme", thuhet në njoftimin e shkurtër të Shtëpisë së Bardhë, sipas "Daily Mail".
Megjithatë nuk bëhen me dije të tjera detaje për të cilat prite të diskutojnë dy udhëheqësit. Administrata e Biden e ka përshkruar samitin si një mundësi për të provuar normalizimin e marrëdhënieve me Rusinë. Ndër çështjet për të cilat do të diskutohet mes tyre flitet të jenë qëndrimi i Rusisë ndaj Ukrainës pas pushtimit të Krimesë në 2014 dhe burgosjen e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny. Ky takim vjen gati 3 muaj pasi Biden e quajti Putin "vrasës" në një intervistë televizive. Biden tha në deklaratën e tij se Rusia do të paguajë një çmim të lartë për tentativën e ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane të vitit 2020.
Në përgjigjen e tij, Putin reagoi me ironi, duke thënë se i uron Biden shëndet.
Komente










