Tre partitë opozitare në Kosovë
paralajmërojnë protestë më 26 mars

Tre partitë opozitare në Kosovë<br />paralajmërojnë protestë më 26 mars
Tre partitë opozitare të Kosovës kanë paralajmëruar protestë gjithëpopullore më 26 shkurt që do të nisë në orën 14:00 tek sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sipas partive opozitare, kjo protestë vjen pas votimit në parlament të Presidentit të ri dhe daljes në dritë të skandaleve, që sipas saj, kanë bërë që shteti të kapet që nga maja.

Pas votimit skandaloz në Kuvend që ndodhi të premten e kaluar, çdo ditë po dalin informata të reja që ia shtojnë skandalin këtij votimi dhe që e bëjnë edhe më të papranueshme votimin e së premtes me ç’rast pushteti tentoi ta kontrabandontet kapjen në maje të shtetit, në Presidencë”, tha Kryetari i VETËVENDOSJE!-s, Visar Ymeri.

Ai më tej foli edhe për fuqinë blerëse të ushtruar ndaj votave të deputetëve për president dhe për kushtet e përfolura që ka vënë Lista Serbe për t’ia mundësuar Thaçit të bëhet president. 

U pa që ky votim ka qenë i nxitur nga transaksione financiare e individuale të deputetëve por veçanërisht u pa se ky votim ka qenë i kushtëzuar edhe me koncesione shtesë karshi Serbisë përmes Listës Serbe e që po dalim për çdo ditë elemente të këtyre koncesioneve. Njëra prej këtyre elementeve është edhe zotimi për themelimin e një komune të re me shumicë serbe, Komunën e Prilluzhës”, tha Ymeri, duke shtuar se nëse themelohet kjo Komuna, Serbia përmes Listës Serbe do të ketë fuqi vendimmarrëse edhe në resurset mineraret që janë në atë pjesë të Kosovë.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se themelimi i Komunës e Prilluzhës nuk duhet të lejohet. “Bashkësia e Komunave Serbe është e padrejtë dhe kjo po shihet me koncesionet e reja të arkitektit të kapjes së shtetit, me komunë e Prilluzhës. Kjo komunë është sulm direkt në qymyrin e Kosovës, siç ka ndodhur sulm më herët në Trepçë. Duhet ta dimë se Trepça dhe qymyri janë të Kosovës. Po ashtu, definimi i kufirit me Malin e Zi është i padrejtë dhe e cenon integritetin territorial të Kosovës. Për të mos e lejuar këtë, bashkohemi më 26 mars në orën 14:00”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq, Kryetari i Nismës për Kosovës Fatmir Limaj u shpreh se regjimi që shkel Kushtetutën nuk mund të vazhdojë të qeverisë tutje me vendin. “Ky është regjim antikushtetues. Më 26 mars të gjithë do të jemi bashkë në shesh me prezencën tonë fizike dhe do të japin një porosi për regjimin. Zgjedhje parakohshme në Kosovë do të ketë dhe ky regjim nuk do ta zërë vitin. Nuk ka mundësi që të njëjtin të qeverisin me vendin, sepse e kanë shkelur Kushtetutën”, tha Limaj.

Ne do ta vazhdojmë protestën tonë, sepse ngjarjet e fundit vetëm sa shtojnë peshë, material dhe substancë që ky regjim diktatorial duhet të largohet.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve