LUSHNJË- Tre persona në gjendje të dehur janë konfliktuar me thika në Lushnjë dhe kanë përfunduar në spital. Personat me iniciale B.T 58 vjeç, K.T 20 vjeç dhe D.M 37 vjeç kanë qenë duke konsumuar prej disa orësh alkool në një prej lokaleve të fshatit.
Për motive të dobëta të tre personat e sipërpërmendur janë konfliktuar me mjete prerëse, thika, nga ku kanë marrë plagë të shumta në trup dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes në urgjencën e kirurgjisë ku janë ende nën kujdesin e mjekëve. Sipas bluzave të bardha, të tre janë në gjendje stabël jashtë rrezikut për jetën.
Uniformat blu të komisariatit të policisë Lushnje po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes që sipas të dhënave paraprake ka ndodhur për motive të dobëta dhe nën efektin e alkoolit.
Komente








Llumi
Përgjigju